POLITIKA E PRIVATËSISË

POLITIKA E PRIVATËSISË

Ky njoftim i politikave të privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën ju informon se ne mbledhim të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara afariste apo për të kryer veprimtari tjera për të cilat jemi të licensuar sipas autoritetit zyrtar.

Ne kemi vendosur masa të sigurisë për të garantuar se të dhënat tuaja janë duke u përpunuar në mënyrë të sigurtë.

Këtu më poshtë ju ofrojmë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit. Informacioni specifik në lidhje me aktivitetet e përpunimit naga ana jonë përveç atyre që lidhen me këtë faqe të internetit do të jepen veçmas.

Kjo faqe e internetit mund të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit andaj Politikat tona të privatësisë do të jenë të aplikuara vetëm për faqen tonë të internetit.

Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë ku për një përditësim të tillë, ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe.

Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim dhe ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.

Sa i përket të dhënave tuaja personale tek web-faqja jonë, përpunimi kryesor bëhet në momentet kur: klientet vendosin që të regjistrohen si klientë të ri, gjate blerjes apo bërjes së porosisë së ndonjë produkti, ose gjat abonimit në buletinin tonë ku ne ju kërkojmë të plotësojnë fushat e kërkuara, ndersa kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë aktualisht jane të dhëna si: emrin, mbiemrin, adresën e banimit, adresen elektronike (email) si dhe numrin e telefonit.

Si i përpunojmë të dhënat tuaja dhe për cilin qëllim? Ne përpunojmë të dhënat personale të mbledhura në faqen tonë të internetit për qëllimet si vijon: për t’ju mundësuar që të keni qasje në faqen tonë të internetit dhe të bë vlerësime apo porosi të produkteve, kur na dërgoni një porosi ose mesazh përmes faqes sonë të internetit ose me mjete të tjera, vetëm për qëllimin e përpunimit dhe dërgimit të porosive apo kërkesave tuaja, 

Ne përdorim vetëm cookie-t të seancave teknike për të ju shfaqur më shpejt përmbajtjen dhe jo për ndonjë qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar.

Ne asnjëherë nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

Sipas kushteve të përcaktuara nga ligji, ne mund t’ua zbulojmë të dhënat tuaja palëve të treta të cilat janë të autorizuara me ligj specifik (autoritetet e zbatimit të ligjit) nëse është kjo e nevojshme dhe proporcionale për qëllime legjitime dhe specifike.

Si rregull, ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato. Ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë për qëllime historike ose statistikore me masa mbrojtëse të përshtatshme.

Të drejtat tuaja Ju keni të drejta të bazuara në Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë, ju keni të drejta të caktuara të cilat bazohen në këtë ligj.

Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga ne, ju keni të drejtë të dini rreth përpunimit të tyre si: Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plotë.

Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara.

Ju keni të drejtë të kundërshtoni, në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja. Ju gjithashtu keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimeve të automatizuara (të bëra vetëm nga makinat) që prekin ju, siç përcaktohet me ligj.

Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale në një format të standardizuar në rast se dëshironi t’i transferoni ato në një kontrollues tjetër (transferimi i të dhënave).

Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.