SERVISIM I ORËVE

SERVISIM PROFESIONAL TË ORËVE
Ne ju ofrojmë servisim profesional dhe pjesë rezervë për të gjitha llojeve të orëve në mënyrë ju të bëni zgjidhje çdo herë për problemet tuaja sa i përket orëve.
DISA NGA SHËRBIMET TONA:
- Ndërrim të baterive, rrypave dhe xhamave
- Rregullim të mekanizmit dhe pastrime nga uji
- Pastrim, lyerje e kalibrim të orëve automatike
- Polirim të kasës dhe rrypave nga gërvishjet
Si dhe shërbime tjera sipas kërkesave tuaja
PJESË REZERVË PËR ORË:
- Rrypa lëkure, metali, gome etj.
- Bateria nga brende botërore me garancion
- Xhama për shumicën e llojeve të orëve
- Mekanizma të ndryshëm me bateri
- Akrepa, shenja apo tregues të ndryshëm
- Çelsi (rrota) për konfigurim të akrepave
- Butona të ndryshëm
Si dhe pjesë tjera të ndryshme specifike
QENDRA E SERVISIT
Për të gjitha shërbimet e cekura më lartë ju lutem na vizitoni qendren e servisit që gjendet në dyqanin ORA te NEWBORN, Pallati i Rinisë, Rr. Luan Haradinaj Nr.91, Prishtinë.
Aty ndodhen mjeshtrit gjatë gjithë kohës të cilët mund të ju informojnë detajisht sa i përket shërbimeve, çmimeve, kohës etj.
Ju mund të kontaktoni edhe në Telefon (Whatsapp dhe Viber) në numrin: +383 49 830 930

