KUSHTET & TERMAT

KUSHTET E GARANCIONIT DHE KTHIMIT TË PRODUKTEVE

Garancioni për ora vlenë vetëm për mekanizëm të brendshëm që do të thotë se ora punon mirë dhe tregon kohën e saktë, ndërsa nuk i mbulon dëmet fizike te shkaktuara në pjese tjera te jashtme si: Rripa, xhama, ngjyrë, gurë, butona, çelësin për konfigurim, etj. dhe gjithashtu nuk i mbulon dëmet e shkaktuara nga uji (avulli, lagështia etj) edhe nëse orës i shënon që është e mbrojtur nga uji ne nuk do të mbajmë përgjegjësi në asnjë rast, andaj  ju lusim që të keni kujdes nga uji.

Nuk ofrojmë garancion për: Syze, Kuleta apo Aksesorë.

Për çdo reklamim nga ana juaj, ne fillishmisht do ta kontrollojmë produktin dhe pastaj nese defekti perfshihet në garancion atëherë ne do ta rregullojmë atë falas e nëse nuk rregullohet do ta zëvendësojmë me një produkt të ri të njejtë ose të ngjajshëm por në vleren e njejtë, mirëpo në asnjë rast paratë nuk kthehen.


MËNYRA E PAGESËS

Ne ofrojmë 3 mënyra të pagesës si vijon:

  • Me Para Në Dorë gjat pranimit të porosisë e njohur si COD (Cash on Delivery),
  • Me Kartelë Bankare (Visa, MasterCard) varësisht nga lloji i kartelës apo bankës, mund të ju ofrohet edhe pagesa deri me 10 këste,
  • Me Transfer Bankarë ku ju do të duhet të transferoni shumën e kërkuar në numrin e llogarisë tonë bankare duke cekur në përshkrim numrin e faturës apo kuponit fiskal për të cilën bëhet pagesa.


MËNYRA E TRANSPORTIT

Në kemi bashkëpunim me shërbimin e Postave të Shpejta Private, përmes së cilave ne dërgojmë të gjitha produktet e porositura në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga madhësia, pesha dhe vëllimi i dërgesës.


KOSTO E TRANSPORTIT

Të gjitha porositë brenda territorit të Kosovës janë FALAS pa marrë parasysh vlerën e produktit apo madhësinë e dërgesës. Ndërsa për porositë jashtë vendit, transporti do të jetë me pagesë varësisht nga vendi juaj, distanca dhe mënyra e dërgesës për të cilen do të njoftoheni paraprakisht.


KOHA E DËRGIMIT

Të gjitha dërgesat që dërgohen në territorin e Kosovës në një kohë prej 24–48 orë (Përveq porosive që bëhen gjat vikendeve)  dhe kjo pas konfirmimit të porosisë.

Ndërsa për dërgesat jashtë vendit, koha varijon varësisht nga vendi juaj, distanca dhe mënyra e dërgesës për të cilën jeni përcaktuar.


KUSHTET E DËRGIMIT DHE PRANIMIT

Të gjitha produktet kontrollohen detajisht nga stafi ynë para se të dërdohen dhe gjithashtu në momentin e pranimit të produktit konsumatori është i obliguar të shikoj nëse produkti apo pako është e dëmtuar gjat transportit, Nëse pakoja apo produkti është e dëmtuar mos e pranoni produktin, por nëse e pranoni atë atëhere ankesat e mëvonshme apo reklamimet nuk do të pranohen.

Për të gjitha dëmet fizike të mundshme ndaj produkteve që mund të ndodhin gjatë transportit, përgjegjësia është tek Shërbimi i Shpërndarjes ndërsa konsumatorit do ti dërgohet një produkt i ri në në gjendje të rregullt dhe atë në një kohë sa më të shpejtë (24 deri 48 orë).

Rekomandohet ruajtja e paketimit origjinal të produkteve të blera ngase në rast të ndonjë ankese apo reklamimi do të kërkohet që produkti të ketë edhe paketimin e vet.

Në rast se konsumatori në kohën e dorëzimit nuk është në adresën e treguar, Shërbimi i Shpërndarjes do të përpiqet të dorëzojë produktin më shumë se dy herë: një herë gjatë së njëjtës dhe një herë gjatë ditës tjetër. Pas kësaj dërgesa llogaritet e pasuksesshme dhe ajo do t’i kthehet dërguesit.

Dorëzimi bëhet në hyrje të ndërtesës. Në rastin e një ndërtese banimi, korrierët e shpërndarjes janë të detyruar të dorëzojnë ngarkesën në hyrje të ndërtesës ose në hapsirën e përbashkët dhe asesi në hyrje të banesës.


VONESAT E POROSIVE

 Porosia juaj mund të ketë vonesa për këto arsye:

  • Kur porosia speciale për ju (Special order)
  • Produkti nuk gjindet në stok (Dyqanin apo Magazinen tonë)
  • Në rast të festave kur porositë mund të jen të shumta.
  • Me vetëdije dhe ne konsulltim me shitësit tanë, ju keni pranuar që produkti mund të ketë vonesë më të madhe se zakonisht.