Kushtet e shërbimit

1. KUSHTET DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT

Kushtet dhe rregullat e përdorimit jan disa rregulla dhe procedura të cilat duhet të aplikohen gjat përdorimit të faqes tonë në mënyrë që të rregullohen shumë qështje që kan të bëjnë me blerjen online dhe produket si dhe për të parandaluar keqperdorime apo keqkuptime në aspektin shitës – klientë.
 

Ju lutemi që të i lexoni me vëmendje këto rregulla para se të i pranoni ato ngase ankesat dhe reklamimet e mëvonshme për mosdije ose mosinformim nuk do të mirren paraysh.
 

Me pranimin e kushtetve dhe rregullave të përdorimit ju pajtoheni se çdo vepër e juaja dhe çdo kërkesë do të bëhët me vullnetin tuaj dhe me vetëdije të plotë, pa asnjë presion dhe se do të merrni përgjegjësi të plotë për të gjitha aktivitetet dhe veprat që bien ndesh me kushtet dhe rregullat e përdorimit.

1.1 Mbrojtja e privatësisë dhe mbrojtja nga keqperdorimi i inofrmatave

Ne ju garantojme se do të mbrojmë në maksimum privatësinë tuaj dhe ju sigurojmë se të gjitha të dhënat të cilat ju kërkohen gjat regjistrimit dhe kryerjes së pagesave jan vetëm për qëllim të realizimit të blerjës, pastaj këto të dhëna do të ruhen ekskluzivisht në serverët tanë dhe asesi nuk do të guxojnë që të përdoren për asnjë qëllim tjetër.

1.2 Kushtet e prezentimit

Ne ju garantojmë që gjatë prezentimit të produkteve, të dhënat që shkruhen në përshkrimin e produktit janë të sakta si dhe ju sigurojmë se fotografia e shfaqur është ajo e produktit në fjalë dhe se produkti duket sakt si në fotografi (forma, ngjyra,modeli etj).
 

Gjat prezentimit çmimet e shfaqura afër produktit përfshijnë vlerën totale te cilën ju do të paguani duke perfshi edhe TVSH-në dhe transportin pra nuk do të ju kërkohen shpenzime shtesë.

2. PROCESI I POROSITJES DHE BLERJËS ONLINE

Procesi i porositjes dhe realizimit të blerjes online zhvillohet përmes disa hapave sin ë vazhdim:

2.1 Kyçja ose Regjistrimi

Nëse jeni klient i regjistruar mjafton të kyçeni, e (nëse nuk jeni) për tu bërë klient i Ora-ks.com dhe për të pasur mundësi që të bëni porosi online në faqen tonë ju sëpari duhet të regjistroheni duke i shënuar me saktësi të dhënat tuaja personale si: Emrin, Mbiemrin, Adresen, Telefonin, Email etj. Ngase kjo na mundëson ne që të ju identifikojmë juve si klientë i yni si dhe na ndihmon që të procesojmë dhe dërgojmë me sukses porositë tuaja.

2.2 Zgjedhja e produkteve dhe shtimi në shportë

Pasi të jeni regjistruar dhe kyçur si klientë i yni ju mund të filloni me shfletimin dhe zgjedhjen e
produkteve që ju intersojnë dhe pasi të keni vendosur për produktin që dëshironi ta porositni ju duhet ta shtoni atë në shportë duke klikuar mbi butonin në të cilin shkruan “Shto në shportë” i cili gjendet afër produktit. Ju mund ta shikoni shporten tuaj në çdo kohë duke klikuar në këndin e djathtë – lartë mbi ikonen e shportës , me që rast ju mund të i ndryshoni produktet duke i shtuar sasi shtesë apo duke i larguar nga shporta.

2.3 Procesimi i blerjes dhe zgjedhja e opsioneve të procesimit

Pasi të jeni regjistruar dhe pasi të keni zgjedhur produktet dhe i keni shtuar ato në shportë, ju duhet të procesoni blerjen duke klikuar mbi ikonen e Shportës që gjindet djathtas-lartë dhe pastaj duke klikuar në butonin“Proceso blerjen” si dhe “vazhdo”.

Pas procesimit të blerjes ju duhet të zgjedhni opsionet e procesimit të cilat jan si më poshtë:

1. Adresa e blerësit - që nënkupton adresen ku do të faturohet produkti.

2. Adresa e dërgimit - pra adresa ku doni të ju dërgohet produkti ngase ju mund ta paguani produktin dhe ta dergoni diku tjetër, të bëni dhuratë apo ndonjë gjë të ngjajshme.

3. Mënyra e dërgimit – zgjedhni mënyrën se si doni ta dërgojmë produktin, këtu do të keni
mundësi të zgjedhni ndërmjet dy mënyrave të dërgimit:

Mundësia 1 - Të ju dërgohet me postë në adresen e dhënë, apo

Mundësia 2 - Ta merrni produktin në dyqanin tonë më të afërt.

Transporti bëhët falas mbrenda 1ose 2 dite përmes postes private KOEX .

4. Mënyra e pagesës – këtu ju mund të zgjedhni mënyren e pagesës se si deshironi të paguani për produktet e porositura ku prap keni dy mundësi:

Mundësia 1 - Me para në dorë gjat pranimit të porosisë (COD – Cash on delivery) kur ta pranoni produktin përmes postes KOEX.

Mundësia 2 - Me transfer bankarë , ku ju duhet ta transferoni apo depononi shumën e caktuar e të hollave sa kushton produkti në llogarinë tonë bankare të cekur tek procesimi i blerjes.

2.4 Konfirmimi i porosisë

Pasi të keni zgjedhur të gjitha opsionet e procesimit ju duhet të pranoni kushtet e shërbimit dhe të konfirmoni porosinë tuaj pastaj ne do ta verifikojmë atë dhe sapo të sigurohemi që pagesa është kryer me sukses (nëse keni zgjedhur të paguani me transfer bankarë) ne do ta dërgojmë produktin në adresen e dhënë brenda 2 ditëve.

Nëse pagesa nuk kryhet brenda 3 ditëve dhe ju nuk lajmroheni për të dhënë ndonjë arsye për vonesen e pagesës atëher porosia juaj do të anulohet dhe ju do të futeni në listen e zezë si klient i padëshiruar gjë që do të ju pamundësoj përdorimin e faqës tone në të ardhmen.

3. ANULIMI I POROSIVE

Në rastet kur keni gabuar dhe keni porositur ndonjë produkt gabimisht apo keni ndërruar mendje ju duhet menjëher të na lajmëroni (brenda 12 orëve) me telefon në numrat tanë kontaktues ose me email në adresen elektronike: info@ora-ks.com , përndryshe nëse nuk na lajmroni ne do të dërgojmë porosinë tuaj në adresen e dhënë dhe ju do të duhet ta  paguani atë patjetër, në të kundërten ne do të iniciojmë masat penale duke shqyrtuar edhe mundësinë paditjes në organet e rendit dhe drejtësisë për keqperdorim dhe malverizim me faqen tonë gjë që nuk e dëshirojmë aspak, andaj ju lutemi që të keni kujdes në këtë aspekt.

4. ANKESAT DHE REKLAMIMET

 

Edhe pse çdo produkt para se të dërgohet tek klienti sëpari kontrollohet nga stafi profesional i ORA-s dhe verifikohet se nuk ka ndonjë defekt apo parregullësi, ndonjëher mund të ket raste kur ju mund të keni pakënaqësi me formen e produktit ,ngjyrën, madhësinë apo ndonjë karakteristik tjetër, në këto raste ju mund të vini në dyqanet tona dhe ne do të mundohemi të ju ofrojmë zgjidhje për kërkesat tuaja, në këto raste ne do të ju mundsojmë ta ndrroni produktin e blerë me një tjetër apo të merrni diqka tjetër si kompnesim për shumën e paguar. Por kjo bëhet vetëm me kusht që produkti i blerë të jet i papërdorur dhe i padëmtuar si dhe nëse nuk ka kaluar më shumë se 7 ditë nga data e blerjës së produktit. Si dhe duhet ta dini që paratë nuk kthehen në asnjë mënyrë pa marr parasysh arsyet e reklamimit.

Ne rastet kur produkti i blerë nuk është në rregull pra nuk punon apo ka ndonjë defekt tjetër atëher klienti duhet ta sjell produktin sëbashku me garancionin valid në dyqanet tona dhe ne sëpari do ta konstatojmë defektin dhe nëse garancioni e mbulon atë, në do ta rregullojmë falas dhe do ta dergojmë tek klienti, por nëse nuk e mbulon garancioni, atëher klientit do të i duhet të paguaj shumën e caktuar sa kushton shërbimi.

Për të kuptuar se çfarë nënkupton garancioni dhe çfarë defektesh i mbulon, e kemi spjeguar detajisht më poshtë :

Garancioni vlenë vetëm për mekanizëm të mbrendëshëm që do të thot se nuk i mbulon dëmet fizike të shkaktuara në pjesët tjera të jashtme si: rrypa, xhama, gurë, butona, qelësin për konfigurim, ngjyrë, etj.

Si dhe garancioni nuk i mbulon dëmet e shkaktuara nga uji apo avulli pa marr parasysh rrethanat se si ka ndodhur, edhe nëse ora është kundër ujit.

Për çdo reklamim nga ana juaj ne sëpari do ta kontrollojmë dhe verifikojmë defektin pastaj nëse garancioni e mbulon dëmin ne do ta rregullojmë atë falas por në asnjë rast ora e përdorur nuk mundë të ndërrohet me një të re.

5. KEQPËRDORIMET DHE NDËSHKIMET

Në rastet kur konstatohet se ka pasur keqpërdorim apo malverizim të faqes Ora-ks.com, do të ndërmirren masa penale dhe ndëshkuese deri në formën e padisë në organet përkatëse, si dhe rasti do të inicohet edhe në polici në degën e hetuesisë të krimeve elektronike.

Andaj ju lutemi që të mos bëni këso lloj veprash që bien ndesh me kushtet e perdorimit dhe rregullave etike, morale dhe ligjore në pergjithësi.